Lajme

“Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është obligim i Kosovës ndaj ndërkombëtarëve”

2 vite më parë
nga:G C

Njohësi i çështjeve juridike, Dorajet Imeri thotë se nuk asnjë arsye që Kosova të mos formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një prononcim për GazetaBlic, Imeri thotë se duke marrë parasysh kërkesat e vazhdueshme të SHBA-ve, Kurti duhet të marrë një vendim pozitiv në lidhje me këtë çështje.

“Kosova ka marrë obligime ndërkombëtare të cilat duhet të respektohen. Kosova nuk e ka asnjë obligim ndërkombëtar për të rënuar sistemin e saj politik dhe kushtetues, këtë e kanë konfirmuar amerikanët dje dhe në mënyrë të vazhdueshme. Qëndrimi i Chollet dhe i Escobarit është që Kosova duhet të themelojë një Asociacion në pajtueshmëri të plotë me sistemin tonë kushtetues dhe se vendi ynë nuk ka asnjë arsye që të mos krijojë struktura të tilla”, tha Imeri.

Sipas Imerit krijimi i Asociacionit ka qenë pengesa kryesore që ka pas Kosova ndër vite, por tani siç thotë ai, themelimi i një Asociacioni i cili është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës nuk ka se si të jetë ndryshe, përveq se plotësim i obligimeve që ka Kosova në arenën ndërkombëtare.

“Krijimi i Asociacionit ka qenë pengesa kryesore që ka pas Kosova ndër vite, si jokushtetues Asociacioni ka qenë i rrezikshëm për vendin dhe në këtë mënyrë do të shembej i gjithë sistemi politik. Por, themelimi i një Asociacioni i cili është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës nuk ka se si të jetë ndryshe, përveq se plotësim i obligimeve që ka Kosova në arenën ndërkombëtare”, tha Imeri.

“Sipas deklaratave nga Chollet dhe Escobar, Kosova këtë obligim duhet ta përmbyll dhe njëherë e përgjithmonë të përmbyllet edhe raporti me Serbinë”, përfundoi Imeri për GazetaBlic.