Lajme

Thellohen Sankcionet dhe Masat

06/30/2023 13:53
nga:Gazeta Blic

Nga Shenoll Muharremi

Edhe pse duket qartë që tri kërkesat për shtensionim dhe de-eskalim po plotësohen, e ka konfirmuar edhe qeveria dje, masat dhe sankcionet po vazhdojnë e spo ndalen. BE dje, sot tjerët. Disa burime po tregojnë që gruaja e Kryeministrit ka kërcënuar që ajo do të flej në dhomë ndaras nga ai dhe nuk do ushqehet nga tavolina e njejtë, derisa i plotëson të gjitha kushtet. Edhe vazja dhe daja e tij nuk do të shofin bashkë me të seriale në Netflix derisa ai tërheq Lulzimin nga objekti komunal në një lokacion alternativ.

Kylian Mbappé anulon me çdo kusht transferin tek Real Madrid nëse edhe një herë policia speciale del nga kampi ‘Belvedere’ pa kërkuar leje nga Ronaldo. Asnjë medalje të art karatistet e Pejës nuk do ta pranojnë e sjellin në Kosovë nëse policia kufitare patrollon e ruan rrugët alternative ku Serbia mundet me i furnizuar me armatim njëzit e saj në veri. Marrëveshja mes United dhe Sheikëve nuk do zyrtarizohet derisa të gjithë kriminelet lirohen nga burgu. Lojtarët e Kosovës në futboll do vazhdojnë të humbin të gjitha ndeshjet. Reprezentacioni do mbetet pa trajner.

Disa jashtëtokësor nga Marsi dhe Merkuri refuzojnë të lejojnë rezet e diellit të arrijnë në tokë pa pasur një takim mes problematikëve në Bruksel. Andromeda ka refuzuar të bashkëpunoj me gravitetin dhe kurorëzimi i saj 4 miliardë vite në të ardhmen me Milkyway po vihet në pikëpyetje. Dielli ka zvogluar sasinë e hidrogjenit që po djeg dhe nxen tokën. Shiu ka kapluar qershorin dhe botën. James Webb nuk do dërgoj asnjë informatë dhe fotografi nga hapsira derisa nuk lëvizë puna, edhe pse u tha kjartë që zgjedhje e reja do të mbahen.

Intel ka vënë në pikëpyetje projektin 30 miliardësh të mikroçipëve në Gjermani derisa buzëqeshin të gjitha pulat në Zveçan. Kina nuk do të prodhoj asnjë panel solar për momentin nga protesta. GDP globale do të tkurret për 8% derisa nuk ju kthehen armatimi bandave që të mund të vazhdojnë tensionet dhe sulmet me shok bomba. Inflacioni do shfrenohet deri 20% e normat e interesit deri 30% do rriten.

Të gjitha tezet dhe hallat e opozitave nëpër botë nuk do të gatuajn pite derisa nuk lejohen kamionët dhe mallrat e Serbisë të futen në Kosovë. Dua Lipa nuk do zhvilloj asnjë koncert. Rita Ora nuk do flas me burrin e saj ndërkohë. Budda e Papa nuk do hapin gojën më kurrë nëse një ministër i qeverisë shkel përtej urës së Ibrit edhe njëherë pa lejën e macave në Zubin Potok.

Teoria e relativitetit dhe ligjet e fizikës do të dallashiten. Niveli i gravitetit do të tjetërsohet, të gjitha makinat klasike do bëhen fluturuese në botë. Nuk do të ketë pampersa në markete për tre muaj. Të gjitha taksat do rriten 70%. Sasia e oksigjenit që konzumojmë do zvoglohet -5%. Zogjët nga toka do të migrojnë në Pluto.

Unë nuk do bëjë asnjë kërkim dhe nuk do komentoj dhe ndajë me qenin tim zhvillimet dhe trendet e botës. Lavanderët dhe blini në kopsht nuk do të ju japin erën tjerëve edhe pse tashmë kanë lulëzuar. Qershiat dhe bostani do vazhdojnë me çmime astronomike derisa lirohen pa kushte të gjithë ata që kanë hedhur shok bomba dhe rrezikuar rendin publik. Kamarierët nuk do më servojnë kafen e mëngjezit, autobuzët e trafikut urban nuk do më lejojnë t’i përdori derisa telat e rrymës në veri nuk shtensionhen nga mungesa e pagesave të faturave.

Ska lidhje që kushtet po plotësohen, me rëndësi është që sankcione dhe masat të vazhdojnë. Të mos ndalen asnjëherë deri në Big Bangun e ardhshëm. Viti 2024 erdhi, por elefandët në Afrikë ende janë në grevë urie edhe pse të gjitha kërkesat janë zbatuar tashmë. Muri Kinez po shkatërrohet nga inati në vitin 2025 edhe pse 500 milion investime u dakorduan për veriun. Enegjia e Errët në univers u bë e bardhë nga zilia dhe sankcionet. Ndërsa Materia e Errët u zhduk në vrimat e zeza dhe nuk do kthehet më asnjëherë.