Lajme

“Thash qysh me pshtu unë kur djemtë metën aty’’- Nëna Rukë shpërthen në lot kur tregon si u largua, ndërsa djemtë i mbetën në Gllogjan gjatë betejës

03/24/2026 18:01
nga:G B

Ruka Haradinaj, nëna e Ramush Haradinaj, në emisionin ‘’Nga Afër’’ në T7, ka rrëfyer momente të rënda nga koha e luftës.

Ajo gjatë emisionit, mes emocionesh e lotëve tregon momentin kur ajo ishte larguar përderisa djemtë e saj kishin mbetur në betejë në Gllogjan.

‘’…se na tu shku, helikopteri tu ardh te shtëpia, këta fëmijët s’dishin e këqyrshin, ju thojsha ‘’mos e këqyrni oj nanë, ulne kryt e ecni’’. Atëherë i kom thanë Suzanës ‘‘pse po më thoni me ardh, e s’po kthena me shku me djemtë e mi, po qysh me pshtu unë e krejt një shpi djem i lash aty’’, ka thënë ajo.