Lajme

Thaçi pas deklaratës së Kurtit: Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet të qeverisë me vendin!

03/22/2023 22:43
nga:Y I

Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të Kurtit se në marrëveshjen e Ohrit ka Asociacion.

Thaçi thekson se bazuar në një deklaratë të tillë kjo Qeveri nuk ka më legjitimitet ta qeverisë vendin.

“Relativizimet janë të kota, Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme.Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota” shkruan Thaçi në Facebook raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Bazuar në atë që deklaroi sonte kryeministri Kurti në RTK në lidhje me Zajdenicën/Asociacionin, që prej sonte kjo qeveri më nuk ka legjitimitet të qeverisë me vendin, sepse nuk përfaqëson më atë që e ka proklamuar në zgjedhje (edhe para zgjedhjeve) në lidhje me Zajdenicën, bile tashmë përfaqëson të kundërtën e asaj që ka premtuar në zgjedhje.

Relativizimet janë të kota, Zajdenica është Zajdenicë, nuk mund të bëhet kurrë as e mirë e as e pranueshme.

Shpresat për të bërë eskivazha gjatë zbatimit të Zajdenicës janë të kota.

Kurti e thotë: Në marrëveshjen e Ohrit ka Asociacion