Lajme

Thaçi: LVV-ja e kapi UP-në siç kanë bërë të gjitha partitë e tjera

10/21/2022 17:09
nga:Y I

Pas shkarkimit të rektorit të UP-së, Naser Sahiti, ka reaguar ish-zëvendësministri i Arsimti, Jusuf Thaçi.

Thaçi thekson se shkarkimi i rektorit me 8 vota pro tregon dy gjëra.

1. Rektori ka qenë skandaloz në menaxhim të UP-së dhe si rezultat i këtij keq-menaxhimi është rritur presioni publik për shkarkimin e tij, ose

2. Grupet e interesit të lidhura me pushtetin dhe grupet e interesit brenda UP-së janë unifikuar për të çuar përpara interesat e tyre në dëm të interesit, integritetit, autonomisë, stabilitetit dhe cilësisë së UP-së.

Ai tutje shton se meqënëse opsioni i parë nuk është i vertete sepse nuk kemi skandale të rektorit atëherë opsioni i dytë del të jetë i vërtetë.

“Me këtë veprim të shkarkimit të rektorit, i cili nuk do të mund të ndodhte pa të deleguarit e MASHTI-t në KD të UP-së (pra nuk do të ndodhte pa miratimin e ministrisë/qeverisë), Lëvizja Vetëvendosje foli qartë: “Nuk po na intereson që UP-ja me qenë e mirë, po na intereson që UP-ja me qenë e jona!” shkruan Thaçi në Facebook raporton Gazeta Blic.