Lajme

Thaçi i VV’së: Lista Serbe dhe Aleksandër Vuçiqi nuk kanë më ndikim tek serbët në veri të Kosovës

04/28/2024 16:31
nga:G C

Deputeti i VV’së, Halil Thaçi thotë se Lista Serbe e ka humbur kredibilitetin në veri të Kosovës.

Thaçi thotë se as Aleksandër Vuçiqi nuk ka më ndikim tek serbët e Kosovës që jetojnë në veri.

“Këtë referendum e ka kërkuar Lista Serbe dhe kur e ka vërejtur që e ka humbur kredibilitetin tek banorët e pjesës së veriut, ajo u tërhoq, ku bojkotoi referendumin. Lista Serbe nuk është më ajo që ka qenë, sepse dominimi i Aleksandër Vuçiqit nuk është më tek banorët e komunave veriore”, tha Thaçi.

“Qytetarët atje nuk i binden urdhërave të Aleksandër Vuçiqit dhe terroristit, Radojqiq”, shton ai për GazetaBlic.

 

Expose sjell sonte: “Loja” e Albin Kurtit me opozitën