Lajme

Expose sjell sonte: “Loja” e Albin Kurtit me opozitën

04/28/2024 15:33
nga:G C

Gatitshmëria e kryeministrit Kurti për zgjedhje nuk u prit edhe aq mirë nga partitë opozitare të vendit, pasi sipas tyre, vetëm dorëheqja e tij, do të ishte mënyra më e mirë që Kosova të bëhet me kryeministër e Qeveri të re.

Krahas LDK-së e AAK-së, partia më e madhe opozitare aktualisht, PDK, pas kësaj ‘lëvizje’ të Kurtit u tregua më serioze.

Pos që e ‘caktuan’ fillimin e qershorit si datë për shkuarje në zgjedhje të reja, ata e nominuan edhe kandidatin e tyre për kryeministër. Bedri Hamza, ish- ministër e Financave, ish- guvernator i Bankës Qendrore e aktualisht kryetar i Mitrovës, do ta sfidoj Kurtin në garën për kryeministër.

Por, çka pritet të ndodhë, a kanë ndryshuar mendje dhe a janë gati për zgjedhje Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, “Expose” sjell sonte detaje rreth temës më të përfolur muajve të fundit.

“Expose” fillon sonte nga ora 21:00, live në Kanal 10 dhe në Youtube.