Drita është ndalur me barazim sot nga Malisheva.
Skuadra gjilanase nuk arriti më shumë se një pikë pasi luajtën pa gola me Malishevën, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas ndeshjes trajneri i Dritës, Arsim Thaçi ka folur për “Art Sport”.
Ai u ankua për stadiumin e skuadrës të cilën e drejtonte vet.
“E kemi ditur që nuk do të jetë e lehtë. Fusha është e keqe. Si rezultat edhe dështuam. Malisheva kalkuloi. Fitore për ta ishte ky barazim”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


