Zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj, ka reaguar ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha se nuk është anëtar i LDK-së, por bashkëpunëtor i afërt i saj, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook e ka quajtur këtë të pakuptimtë, derisa ka thënë se Rama i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.
Postimi i tij i plotë:
Kryetari i Prishtinës nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë.
Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.
Çfarë nonsensi!


