Sporti

Tevez fiton besimin, Independiente i rinovon kontratën

12/09/2023 22:27
nga:Mergim Rreci

Carlos Tevez rinovoi kontratën e tij me Independiente deri në vitin 2026, duke kaluar nga trajneri i përkohshëm në atë të përhershëm pasi shmangu rënien nga kategoria për klubin argjentinas.

Ish-golashënuesi tani do të bëjë të gjithë planifikimin për vitin 2024 dhe premton të ndërtojë një skuadër sipas imazhit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është hera e parë që bëj një skuadër, dora ime do të vihet re më shumë se kurrë”, premtoi ai.

Në 13 ndeshjet në krye të komandës teknike të Independientes, Carlitos Tévez shënoi 5 fitore, gjashtë barazime dhe dy humbje.


/GazetaBlic Sport/