Lajme

Tërmeti shkatërrues, mbi 2500 të vdekur në Turqi dhe Siri

02/06/2023 19:26
nga:G C

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2,509 pas tërmetit të fuqishëm 7.8 ballë me epiqendër në Turqinë jugore.

Shumica e të vrarëve janë në Turqi, ku u raportuan 1651 viktima. 928 të tjerë u konfirmuan në Siri – 538 në pjesët e kontrolluara nga qeveria e vendit dhe 390 gjetkë.

Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri ka shkuar në 12,136. Ekipet e shpëtimit janë ende duke punuar për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Disa ekspertë kanë vlerësuar se numri i të vdekurve mund të rritet deri në 10,000./abcnews.al