Lajme

Tërmeti godet Greqinë, ja sa ishte magnituda

10/13/2023 08:00
nga:Y I

Një tërmet i cili është ndjerë në disa zona të Atikës ka ndodhur pak para orës 6:35 të mëngjesit të së premtes me orën lokale në zonën detare pranë Vravronës dhe Lavrios.

Sipas Institutit Gjeodinamik tërmeti ishte me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter dhe me epiqendër 8 km në lindje të Agia Marina Lavreotiki.

Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 13.4 km.