Lajme

Tërmet i fortë në Kretë, ja sa ishte magnituda

08/03/2023 09:04
nga:Y I

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, u regjistrua në orën 05:18 (me orën lokale) në Kretë të Greqisë.

Epiqendra ka qenë në zonën detare 32 kilometra në jug-juglindje të komunitetit Goudouras (Lassithi, Kreta lindore), sipas të dhënave nga sizmografët e Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Sipas mediave greke, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo për dëme materiale.