Sporti

Tërbohen ultrasit e klubit slloven, ndërpresin konferencën e trajnerit të ri

07/04/2022 23:22
nga:E K

Ultrasit e Olimpija Ljubjana kanë shpërthyer në prezantimin e trajnerit të ri të skuadrës së tyre.

Ata kanë hyrë në konferencën e prezantimit të Albert Riera dhe kanë shkatërruar gjithçka.

Riera, një ish-lojtar i Liverpool, së fundmi ishte pjesë e stafit teknik të Galatasaray dhe gjërat për të nuk kanë nisur mirë.

Ai te Olimpija Ljubjana zëvendëson Robert Prosinecki, kroatin e famshëm që ka luajtur edhe me Real Madrid e Barcelonën.