Salzburg synon surprizën nesër në Champions League, ku do kërkojë të marrë minimumi një pikë ndaj një rivali si Milan.
Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i austriakëve, Matthias Jaissle, i cili ka treguar edhe mënyrën sesi ekipi mund të mposhtë kampionët e Italisë.
“E shohim nesër, nuk e kam në mendje ndeshjen. Milani ka cilësi të shkëlqyera në të gjitha fazat e lojës, ka paraqitje të qëndrueshme dhe për këtë arsye është kampion i Italisë. Milani është një ekip që mund të na krijojë vështirësi në çdo fazë të ndeshjes, ata kanë një cilësi shumë të lartë. Ne duhet të mbrohemi mirë në mënyrë kolektive. Do të na duhet t’i stresojmë dhe t’i befasojmë me mënyrën tonë të lojës, përndryshe mendoj se gjithçka do ishte e vendosur tashmë” – tha ai.


