Lajme

Tentim-vrasje në Lipjan, arrestohet i dyshuari

09/28/2026 09:18
nga:G B

Një person është sulmuar fizikisht nga një burrë tjetër mbrëmjen e së dielës në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje e rëndë në tentativë”.

I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thotë PK.