Kylian Mbappe është në mes të një episodi tensioni me Federatën Franceze të Futbollit për të drejtat e tij të imazhit sipas L’Equipe.
Përfaqësuesit e lojtarit kanë debatuar me federatën për disa kohë për përdorimin e imazhit të tij dhe nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Mbappe ka refuzuar të marrë pjesë në disa mundësi mediatike me federatën, përcjell GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain (dhe objektivi i Real Madridit) thuhet se nuk ndihet rehat me disa prej markave të lidhura me federatën dhe është i vetëdijshëm se me çfarë lidhet emri i tij.
Ai është gjithashtu i pakënaqur me kushtet e marrëveshjes midis federatës dhe lojtarëve të tyre të përzgjedhur mbi të drejtat e imazhit, e cila daton në vitin 2010. Në atë kohë, pas debaklit në Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, u ra dakord që të drejtat e imazhit të shpërndaheshin në mënyrë të barabartë midis 23 lojtarë të përfshirë në çdo skuadër.
/GazetaBlic Sport/


