Javën e tretë të “Tennis Festival 2022” ka nisur në qytetin e Skenderajt, ku morrën pjesë shumë fëmijë nga qerdhet dhe cikli i ulët i shkollave fillore të këtij qyteti, të cilët me buzëqeshje në fytyren e tyre e provuan tenisin për herën e tyre të parë.
Ky është një organizim fantastik nga Federata e Tenisit të Kosovës, atje ku fëmijët po e njohin nga afër njërin nga sportet më të popullarizuara në botë.
Deri më tash, në shumë qytete të vendit tonë është mbajtur një organizim i tillë, kurse disa të tjerë janë planifikuar për ditët në vijim.
Më poshtë gjeni fotografitë nga kjo ngjarje e organizuar.


