Sporti

Tenistja amerikane hedh në gjyq Shoqatën Amerikane të Tenisit – pretendon për ngacmim seksual nga trajneri i saj

03/31/2022 14:49
nga:E K

Tenistja amerikane Kylie McKenzie ka ngritur një padi kundër Shoqatës Amerikane të Tenisit për dështimin në mbrojtjen e saj nga abuzimi.

McKenzie është 23 vjeç sot dhe pretendon se trajneri e ka abuzuar seksualisht me të kur ajo ishte 19 vjeç. Trajneri i saj Anibal Aranda akuzohet se i kishte thënë pas një seance stërvitore në vitin 2018 se ishte e bukur dhe i kishte bërë pyetje të sikletshme dhe më pas e kishte prekur në pjesën intime, shkruan GazetaBlic Sport.

Nuk ishte e vetmja gjë që bëri. Kylie u ankua se ai gjithashtu e preku atë në mënyrë të papërshtatshme gjatë stërvitjes dhe në një konferencë për shtyp ajo shpjegoi me lot se abuzimi i tij e kishte “dëmtuar atë si person dhe si teniste”.

Trajneri Anibal Aranda mohoi të gjitha akuzat dhe tha se ai e bëri punën e tij në mënyrë profesionale, shkruan The New York Times. Megjithatë, ai u shkarkua pas shtatë vitesh si trajner tenisi dhe u pezullua nga Federata Amerikane e Tenisit.

/GazetaBlic Sport.