Sporti

Ten Hag zgjidhet trajneri i muajit në Premier League

09/30/2022 13:28
nga:E K

Erik Ten Hag është zgjedhur trajneri i muajit në Premier League.

Holandezi arriti t’i regjistrojë dy fitore (ndaj Arsenalit dhe Leicester Cityt), me ç’rast ekipi i tij shënoi katër gola dhe pësoi vetëm një.

Skuadra e tij aktualisht gjendet në vendin e pestë, me gjashtë pikë më pak se Arsenali lider, por këta të fundit e kanë një lojë më shumë të luajtur.