Sporti

Ten Hag nuk komenton situatën e Frenkie de Jong: Po kërkojmë mesfushorë dhe sulmues

07/11/2022 12:10
nga:E K

Erik ten Hag ka komentuar për kampanjën e transferimeve te Manchester United.

Trajneri i ri “Djajve të Kuq” nuk është përgjigjur për lojtarin i cili është më i lidhuri nga mediat për një kalim te United, Frenkie de Jong, shkruan GazetaBlic Sport.

“Frenkie de Jong? Unë kurrë nuk flas për lojtarët që kanë kontrata me klube tjera. Nuk do përgjigjem për Frenkien”, tha fillimisht ai.

“Sa nënshkrime të reja? Ne ende jemi duke kërkuar lojtarë për mesfushën tonë si dhe në fazën sulmuese”, përfundoi trajneri i Man United.

/GazetaBlic Sport/