Sporti

Ten Hag nuk i ndahet mesfushorit të Ajax, gati t’u japë holandezëve 45 milionë euro

04/28/2023 08:43
nga:E K

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, po planifikon t’i marrë Ajax-it mesfushorin Mohammed Kudus.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Ten Hag dëshiron që ta ketë me patjetër në skuadër ganezin, një dëshirë e vjetër kjo, pasi edhe verën e kaluar e tentoi, por tratativat dështuan.

Një vit më pas, Manchester United është gati të rishikojë rastin e 22-vjeçarit, vlera e kartonit të të cilit shkon në 30 milionë euro aktualisht.

Për të mundur konkurrencën “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm t’i paguajnë Ajax-it një tarifë prej 45 milionë euro.