Trajneri i Manchester United pranoi se kishte shumë vështirësi për të bindur lojtarët për të ardhur në Old Trafford kur ai po ndërtonte skuadrën për këtë sezon. Megjithatë, Ten Hag thotë se kjo situatë ka ndryshuar për shkak të sezonit që skuadra po bën dhe se do të jetë e mundur të garantohen përforcime të reja.
“Sezonin e kaluar lojtarët treguan rezerva të mëdha kur fola me ta dhe tani shumë kur më dëgjojnë të shpjegoj projektin, dinamikën, ambicien dhe cilësinë, duken të interesuar për të ardhur. Kjo është diçka që kam vënë re. Këtë vit duan të vijnë shumë lojtarë cilësorë. Pritshmëritë tona janë gjithashtu më të larta, por duhet të kemi parasysh se ku jemi tani dhe ku kemi qenë sezonet e tjera. Ne duhet të vazhdojmë të rindërtojmë. Jemi në këtë proces dhe në drejtimin e duhur”, theksoi trajneri holandez, përcjell GazetaBlic Sport.
Manchester United është në vendin e katërt dhe pranë vulosjes së kualifikimit në edicionin e ardhshëm të Champions League.
/GazetaBlic Sport/


