Në kuadër të operacionit “Tempulli” nga policia shqiptare në Tiranë është arrestuar edhe një 43-vjeçar i shpallur në kërkim.
Atij i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”.
Numri i të arrestuarve deri më tani ka shkuar në 96, njofton policia.
“Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund (rreth 6900 euro), 4 500 000 lekë (rreth 42 mijë euro) dhe 12 targa automjetesh”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.


