Përfaqësuesit e Napolit u takuan me kryebashkiakun e Napolit, me elementë të Ministrisë së Brendshme dhe me përfaqësues të policisë për të planifikuar festimet për fitimin e kampionatit, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 1990.
Napoli ka paralajmëruar se priten dy festime në qytet kur të fitojë Serinë A. E para do të jetë spontane, kur titulli të jetë i garantuar matematikisht dhe më pas do të ketë një festë zyrtare në fund të sezonit, përcjell GazetaBlic Sport.
Skuadra napolitane mund të konfirmojë fitimin e titullit nëse fiton katër ndeshjet e ardhshme, me ç’rast festimet do të mbahen më 3 maj kur udhëtojnë në terrenin e Udineses.
Ngjarja zyrtare do të zhvillohet në stadiumin Diego Armando Maradona kur sezoni të përfundojë në qershor dhe më pas do të zhvendoset në një vend tjetër në qytet.
/GazetaBlic Sport/


