Sporti

Tek Galatasaray janë të bindur: Fitojmë trofeun e Europa League

12/13/2023 13:17
nga:Mergim Rreci

Galatasaray u mposht 1-0 në Danimarkë nga Copenhagen, duke e mbyllur aventurën në Champions League. Trishtim i madh te kampionët e Turqisë, që gjithsesi do të vijojnë rrugëtimin europian në Europa League.

Sulmuesi i skuadrës nga Stambolli, Dries Mertens foli pas ndeshjes për sajtin e UEFA-s, aty ku karikoi tifozët duke u shprehur se ai dhe shokët e tij do të tentojnë fitimin e Europa League.

“Jemi shumë të zhgënjyer, sepse gjatë gjithë fazës së grupeve patëm shansin të renditeshim më lart. Por në fund përfunduam vetëm të tretët.

Është e mrekullueshme të luash për këtë klub dhe jam shumë krenar që luaj këtu. Është çmenduri të shohësh sesi tifozët janë gjithmonë aty duke na mbështetur.

Tani kemi si objektiv të fitojmë Europa League. Gjithmonë duhet të synojmë maksimumin, përndryshe kot që luajmë”, u shpreh 36-vjeçari belg. I cili ka nisur sezonin e dytë me Galatasarayn.

Përveç garimit në Europë, skuadra historike turke po rivalizon me Fenerbahcen për fitimin e titullit të dytë radhazi kampion. Dy ekipet e kryeqytetit ndajnë kreun e renditjes me nga 40 pikë.