Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, foli sërish për problemet financiare të kampionit të Spanjës:
Tebas deklaroi që gjendja financiare e Barcelonës është përmirësuar, por siç tha ai është ende larg ideales, shkruan GazetaBlic Sport.
“Barcelona është pak më mirë, por ende nuk është në pikën ideale. Nuk është një çështje që më shqetëson mua. Ajo që më shqetëson është se, siç ndodh në Angli, qeveria bën një letër të bardhë ku thuhet se klubet janë të mëdha dhe se shumë mund të falimentojnë. Ose, siç ndodh në Itali, të ketë një përjashtim tatimor prej 700 milionë eurosh. Ose, siç ndodh në Francë, klubet e së cilës humbasin më shumë para. Pra, ne presim një lojë të ndershme financiare, pa mashtrim”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


