Lajme

Të shtunën mësohet përfundimisht nëse Lutfi Haziri do të jetë kandidat për kryetar të Gjilanit

07/13/2021 18:19
nga:M K

Këtë të shtunë do të dihet nëse Luitfi Haziri do të rikandidojë për kryetar të komunës së Gjilanit.

Kjo është konfirmuar nga vet Haziri për mediat lokale në Gjilan. Zyrtari i LDK-së që udhëhoqi këtë komunë për katër mandate, është i bindur që subjekti në të cilin bën pjesë ai do ta fitojë sërish këtë komunë.

Ai për Gazetën Enigma tha se janë duke kontaktuar me njerëz të fushave të ndryshme, për të krijuar një ekip të mirë për Gjilanin.

“Unë jam në pozitën e njëjtë dhe qëndrojnë në pozitën e njëjtë politike natyrisht që Gjilani dhe në Gjilan do të ketë kandidatura. Njerëzit do të kenë të drejtën me zgjedh kryetarin në mandatin e ardhshëm. Sa i përket LDK-së dhe meje si kryetar në detyrë gjithçka do të qartësohet të shtunën në mesditë sepse Konventa kulmon atë ditë, jemi duke biseduar me njerëz, ekspert të lëmive, me njerëz që e përfaqësojnë ekonominë, veteranët e arsimit dhe çdo kë që çon peshë që në mënyrë që me ndërtu një objektiv dhe një qasje për të ndërtuar një objektiv për një mandat të ri”, ka thënë ai.

Lutfi Haziri e ka “thumbuar”, Lëvizjen Vetëvendosje, lidhur me kandidaturën për kryetar të kësaj komune. Haziri sot në një prononcim për mediat lokale, tha se respekton kandidaturat e cilësdo parti, por se theksoi se LDK-ja do ta fitojë këtë komunë.

Teksa u pyet për kandidaturën e Alban Hysenit të VV-së për Gjilanin, Haziri tha se është mirë kur vijnë kandidatura nga ulëset e Kuvendit të Kosovës.

“Respektojë çdo kandidaturë. Çdo emër i përveçëm që vjen nga partitë politike vjen me besimin e partisë së vet, komunitet, aq më shumë kur vijnë njerëz nga banka e Kuvendit, përfaqësojnë një lloj legjitimitetit. Ne i respektojmë ata por kur vjen puna për Gjilan shihet se kush fiton”, ka thënë ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë ka bërë zyrtarizmin e disa kandidaturave në qytete të ndryshme të Kosovës.