Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

02/20/2022 15:27
nga:Q R

Në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë, rreth orës 13:00, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Këtë për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, duke shtuar se nuk është raportuar për asnjë të lënduar.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja, rasti vazhdon të trajtohet nga njësitet përkatëse.

579 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë