Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Klinë, arrestohet i dyshuari

02/03/2025 10:42
nga:G B

Një rast i gjuajtjes me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Qupelë e Ulët, në komunën e Klinës.

Me këtë rast, policia njofton se një person është arrestuar.

Gjatë kontrollit, atij i janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, tetë fishekë, një rrethatore dhe një gëzhojë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.