Lajme

Të shtëna me armë zjarri në fshatin Gjonaj të Prizrenit, të dyshuarit me veturë ikin nga vendi i ngjarjes

04/28/2024 19:45
nga:G C

Të shtëna me armë zjarri në mes fshatit Llandovicë dhe Gjonaj të Prizrenit.

Këtë  e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu, ku bëri të ditur se vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Aliu, tutje njoftoi se nuk ka persona të lënduar.

“Në mes fshatit Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Aliu.

Rasti ka ndodhur rreth orës 18:00, kurse njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes.