Sporti

Të gjithë kundër Berardit, nuk shënoi nga kjo pozitë mbrëmë ndaj Maqedonisë së Veriut!

03/25/2022 09:43
nga:Mergim Rreci

Domenico Berardi është në qendër të kritikave nga shtypi dhe tifozët në Itali.

Ai lëshoi një mundësi të jashtëzakonshme për gol, atje ku mund të shënonte për epërsinë e “Azzurëve”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një rast i pastër për gol, por Berardi nuk u tregua shkathët, ndonëse porta ishte e zbrazur, me portierin që u kthye dhe e priti gjuajtjen e tij.

Një gol në këtë situatë ndoshta mund të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes.