Sporti

‘Të gjithë duhet të shohim veten në pasqyrë’, Hojlund i kundërpërgjigjet Allegrit pas humbjes kundër Portos

11/05/2026 08:48
nga:L J

Vështirësitë e Napolit u thelluan pas humbjes së rëndë 4-1 kundër Portos në Ligën e Kampionëve mbrëmë.

Ndërsa trajneri kryesor Massimiliano Allegri e mbrojti deri diku paraqitjen e skuadrës, duke përmendur mungesën e intensitetit, sulmuesi kryesor Rasmus Hojlund pati një mendim ndryshe.

Sulmuesi danez e cilësoi paraqitjen si tejet të dobët dhe theksoi se i gjithë ekipi, përfshirë lojtarët dhe stafin teknik, duhet të marrin përgjegjësinë mbi vete.

“Nuk jam dakord me trajnerin: sonte nuk kemi luajtur mirë,” tha Hojlund.

“Të gjithë duhet të marrim përgjegjësitë tona: lojtarët, klubi dhe trajneri. Jemi në një moment të vështirë dhe të gjithë duhet ta shohim veten në pasqyrë.”

/GazetaBlic Sport