Lajme

“Të gjitha qendrat janë të mbyllura, kërkesa për vaksinim po injorohet nga MSH”

09/05/2021 14:18
nga:Gazeta Blic

Ish ministri dhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka shprehur edhe njëherë shqetësimin por vonesat në vaksinimin e qytetarëve.

Nikaj ka shkruar se sot (e diele), të gjitha qendrat e vaksinimit janë të mbyllura dhe kërkesa për vaksinim po injorohet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila nuk po ndërmerr hapat e duhur për hapjen e qendrave të vaksinimit, posaçërisht të dilave kur të gjithë pushojnë dhe kanë kohë të vaksinohen.

Shkrimi i plotë:

Vetëm për rikujtim, sot të gjitha qendrat e vaksinimit nuk punojnë.

Nevoja dhe kerkesa për vaksinim po injorohet nga Ministria e Shëndetësisë që nuk po ndermerr hapat e duhur per hapje të qendrave te vaksinimit, posaçërisht te dieleve kur të gjithë pushojne e kanë kohë te vaksinohen.

Arsyetimet janë te lehta.

Sfida është te krijohen kushte per vaksinim, e kjo është përgjegjësi e Qeverisë.