19.10.2022 – Masa të ftohta ajrore që shtrihen në lindje të kontinentit, zbresin temperaturat lehazi edhe në vendin tonë ditën e enjte, e orëve të hershme të mëngjesit edhe vransira kalimtare. Ditën e premte sërish me kthjellime, e mëngjesi i ftohtë me ngrica.
Nga fundjava vazhdojnë kushte të “verës indiane”, me temperatura që rriten edhe deri në 22C. Temperatura edhe më të larta parashihen në fillim të javës së ardhshme, me kthjellime e diell.
Qarkullimi më i mirë ajror ditën e enjte, mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi to jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Nga dita e premte, sërish me dominimin e kushteve më të qeta, cilësia e ajrit mund të përkeqësohet duke kaluar kohëpaskohe dhe në vlera të dobëta.
20.10 – Herët në mëngjes vransira kalimtare, e gjatë ditës kthjellime e diell.
21.10 – Mëngjesi me ngrica, e mundësi për mjegull në ultësira. Ditën kthjellët dhe me diell.
22.10 – Thatë e kryesisht me diell, kohëpaskohe me vransira kalimtare.
23.10 – Herët në mëngjes vransira kalimtare. Ditën kthjellët e ngrohtë.
24.10 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
Temperaturat minimale zbresin edhe në 0C ditën e premte, e më pas me rritje graduale deri në 5C. Maksimalet zbresin në 16C ditën e enjte, në fundjavë rriten në 22C, ditën e diel dhe 23C të hënën.
Ditën e enjte frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-8m/s, e ditëve të tjera kryesisht nga jugu e jugperëndimi e lehtë 2-6m/s.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.


