Lajme

Raci: Ne flejmë mbi thëngjill, por nuk prodhojmë energji të mjaftueshme për vendin tonë – të dalin të gjithë keqbërësit me emër e mbiemër

05/05/2022 17:47
nga:Genita C

Analisti politik, Gazmir Raci ka komentuar miratimin e Komisioni Hetimor parlamentar për energjinë, ku e sheh si një gjë të mirë.

Në një prononcim për GazetaBlic, Raci thotë se duhet të kemi një komision i cili duhet të hetojë prej fillimit deri në fund sektorin e energjisë elektrike dhe, përfundimisht të zbulohet e vërteta.

“Është mirë që komisioni të themelohet, unë jam i mendimit që duhet të kemi një komision i cili duhet ta hetojë komplet sektorin e energjisë, prej fillimit deri në fund dhe të dalin të gjithë keqbërësit me emër dhe mbiemër”.

Raci u shpreh se Kosova ka pasur mundesi të jetë faktor i rëndësishëm i energjisë në Ballkan, sepse janë invenstuar miliona euro, por sipas tij vendi nuk ka qenë në gjendje të prodhojë energji të mjaftueshme as për vete.

“Përfundimisht duhet të dihet e vërteta edhe në këtë sektor sepse janë invenstuar miliona euro ku nuk përfshihen vetëm paratë e taksapaguesve të Kosovës por edhe, të Bashkimit Evropian. Përderisa ne “flejmë” mbi thëngjill (në kuptimin që Kosova ka resurse të mëdha të thëngjillit), ne asnjëherë nuk kemi qenë në gjendje të prodhojmë energji të mjaftueshme për vete dhe as të bëjmë tregti, ku kemi pasur mundësi të ishim faktor i rëndësishëm i energjisë në Ballkan”, përfundoi Gazmir Raci për GazetaBlic.

Themelimi i dy komisioneve hetimore për energjinë, Ejupi: Pritet që në publik të dalin disa të vërteta të padëgjuara kohë më parë