Sporti

Tchouameni: I pari është City, pastaj Barcelona, të gjitha janë ndeshje të rëndësishme!

04/16/2024 11:28
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Real Madrid, Aurelien Tchouameni ka folur për kanalet zyrtare të klubit në lidhje me ndeshjet e radhës të skuadrës së tij.

Për të ndeshje e rëndësishme nuk është vetëm ajo ndaj Manchester City-t në Champions League, por edhe ndaj Barcelona-s në kampionat.

“Kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Manchester City-t të mërkurën. Ne kemi një skuadër me shumë cilësi dhe e dimë që në fund çdo lojtar do të tregojë cilësitë e tij, do të shënojë gol dhe do ta ndihmojë skuadrën të marrë tre pikët. Gjithmonë themi se ndeshja e radhës është më e rëndësishmja e sezonit, megjithatë tani kemi ndeshje kundër Manchester City, pastaj do të jetë tjetra kundër Barcelonës në kampionat, por të gjitha janë të rëndësishme”-deklaroi Tchouameni.