Rafael Leao është gati të rinovojë kontratën me Milanin, raporton këtë të enjte gazeta italiane Gazzetta dello Sport.
Ka disa klube që kanë shfaqur tashmë interes për nënshkrimin e Rafael Leao, megjithatë, sipas shtypit italian, Milani do t’i paraqesë edhe një propozim tërheqës lojtarit, duke i propozuar që të shlyejë gjysmën e borxhit ndaj Sportingut për të zgjatur lidhjen e tij kontraktuale, përcjell GazetaBlic Sport.
Milani do të jetë i gatshëm t’i paguajë Sportingut një shumë nga nëntë deri në dhjetë milionë euro, për t’i dhënë fund procesit në të cilin luanët kërkojnë një shumë nga lojtari për ndërprerjen e njëanshme të kontratës së tij në 2018.
Kujtojmë se Lille, i cili në atë kohë e kishte transferuar sulmuesin, është i detyruar të marrë pjesë në pagesën e dëmshpërblimit të Rafael Leão për klubin Alvalade, në shumën 16.5 milionë euro, ku përfshihet edhe interesi i vonesës.
/GazetaBlic Sport/


