Doganat e Shteteve të Bashkuara kanë filluar të zbatojnë një tarifë prej 10 për qind për të gjitha importet nga një numër shtetesh, përfshirë Kosovën, në përputhje me urdhrin e presidentit Donald Trump.
Sipas njohësit të çështjeve ekonomike, Jakup Bellaqa, aplikimi i tarifës 10% për çdo eksport në Shtetet e Bashkuara është një hap strategjik që synon mbrojtjen e produkteve të brendshme amerikane, si dhe stimulimin e ekonomisë kombëtare.
Bellaqa në një prononcim për GazetaBlic, thotë se ky vendim është ndërmarrë me qëllim për forcimin e ekonomisë amerikane dhe krijimin e të hyrave shtesë për buxhetin e shtetit, duke e mbështetur atë në sfidat e konkurrencës globale.
“Aplikimi tarifave tregtare prej 10% në çdo eksport për SHBA, arsya që është aplikuar është se Amerika don ti mbrojë produktet e brendshme dhe ta stimuloje ekonominë brenda shtetit, gjithashtu të krijon të hyra buxhetore për arken e shtetit ta forcojë ekonominë dhe ekonomitë e mëdha ti sfidon dhe të forcohet ekonomikisht dhe juridikisht, të krijon mirqenie socio ekonomike dhe duhet shikuar si normale sepse dëshiron që ekonomia kapitaliste të avancohet përball ekonomisë social demokrate dhe të veproj ligjet ekonomike të tregut të lirë”, tha ai për GazetaBlic.