Sporti

Tare për Ermal Krasniqin: Lojtar i mirë, më pëlqen

03/04/2023 13:08
nga:E K

Ermal Krasniqi po aludohet se nuk do të qëndrojë pas qershorit te Cluji në Rumani. Shumë skuadra i janë vënë pas futbollistit kosovar.

Një nga emrat e skuadrave e përfolur për shërbimet sulmuesit anësor është Lazio. Një deklaratë e Maurizio Sarri për Ermal Krasniqin pas ndeshjes me Clujin, ndezi shkëndijat, pasi ai nënvizoi se Tare është ai që do ta monitorojë Ermal Krasniqin.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare në një prononcim të shkurtër dhënë për Gazeta Arena, tha se e pëlqen Krasniqin, por që pozita ku luan ai ka numër të mjaftushëm.

“Lojtar i mirë, më pëlqen. Por, jemi të zënë në rolin e tij”, tha Tare për Gazeta Arena.

Përveç skuadrës së Lazios, shërbimet e sulmuesit kosovar po i kërkon edhe Genoa, Fiorentina dhe Torino.