Sporti

E konfirmuar: Fermin pezullohet për 2 ndeshje pas kartonit të kuq kundër Villarrealit

11/25/2026 16:36
nga:L J

Mesfushori i FC Barcelonës, Fermin Lopez, është dënuar zyrtarisht me pezullim prej dy ndeshjesh, pas përjashtimit të tij në ndeshjen kundër Villarrealit.

Futbollisti i ri spanjoll mori një karton të kuq direkt gjatë takimit, pasi protestoi ashpër ndaj një vendimi të gjyqtarit në fushë.

Barcelona paraqiti menjëherë një ankesë, me shpresën për të anuluar pezullimin ose për të zbutur masën disiplinore ndaj mesfushorit.

Megjithatë, komisioni disiplinor i kompeticionit e hodhi poshtë zyrtarisht ankesën e klubit, duke lënë në fuqi vendimin fillestar për pezullim prej dy ndeshjesh.

Si pasojë, Fermín do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës, kundër Deportivos dhe Atletico Madridit.

/GazetaBlic Sport