Lajme

“Tango Kurti- Abdixhiku luhet fuqishëm”

07/02/2021 10:43
nga:Y I

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka ironizuar në lidhje me raportin ndërmjet kryetarit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.

Selimi thotë se tango Kurti – Abdixhiku luhet fuqishem, tash në fushën e gramatikës.

“Saherë që Lumiri flet dëshirore Albini ja forcon e ja bënë dëftore. Na populli kemi mbet në onomatopeja, ah, oh e iiiihhhh.” shkruan Selimi në Twitter.

Ai tutje thotë se populli tashmë ka mbet me onomatope.

Reagimi i plotë: