Sporti

Taliscas iu anulohet goli dhe përjashtohet: Ronaldo kërkon ndryshimin e arbitrit në mes të lojës

10/31/2023 17:36
nga:L J

Në duelin për Kupën e Mbretit mes Al-Nassr dhe Al-Ettifaq, Talisca u përjashtua nga fusha për sulm ndaj referit, Al-Ghamdi.

Përjashtimi ndodhi vetëm pak minuta pasi Talisca kishte shënuar gol, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë lojë, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai që nuk mbeti aspak i kënaqur nga zhvillimi i këtyre ngjarjeve ishte Ronaldo që kërkoi… zëvendësimin e arbitrit.

Një ngjarje interesante që nuk shihet shpesh, sidomos nga ylli i futbollit, Ronaldo.

Ja pamjet: