Sporti

Talenti i Chelsea “thumbon” argjentinasin: Kam shansin të fitoj “Topin e Artë”, Messi e bëri duke shënuar penallti

01/26/2024 17:50
nga:E K

Cole Palmer, ylli i Chelsea, është aktualisht një nga lojtarët më në formë dhe më të spikatur te skuadra e Pochettino.

Në këtë sezon deri më tani me fanellën e Chelsea, Palmer ka luajtur 26 ndeshje, ku ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 7 herë. Megjithatë, Palmer ka thumbuar Messin me një deklaratë ironike.

“Kam shumë shanse të fitoj “Topin e Artë” këtë sezon. Messi e fitoi duke shënuar penallti, ndaj jam i sigurt që edhe unë mund ta fitoj, ngaqë po shënoj edhe unë nga pika e bardhë”, ka thënë lojtari anglez.