Lajme

Takohen Kurti e Vitia, s’e thonë asnjë fjalë për ndonjë kontigjent eventual vaksinash të blera

05/26/2021 14:44
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot ka vizituar ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia.

Përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, MSH-ja e ka konfirmuar takimin në fjalë, por nuk kanë shpalosur nëse palët kanë pasur ndonjë takim eventual lidhur me kontigjentin e vaksinave të blera, pasi deri më tani raportohet se të premtën do të vijnë afro 100 mijë të radhës, por ato janë në formë donacione, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Sot në Ministrinë e Shëndetësisë kemi pritur për vizitë Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.
Gjatë takimit me Ministrin Vitia dhe me stafin e ministrisë, Kryeministri u njoftua për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, gjendjen epidemiologjike dhe për punën vetëmohuese të ekipeve mjekësore në terren.
Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës ndaj punës së ekipeve mjekësore dhe stafeve mbështetëse në përballjen me COVID-19.

LEXO EDHE:

Afrim Muqiqi: S’ka asgjë zyrtare për dasmat, sonte takohemi me ministrin dhe vendoset çdo gjë përfundimisht

/GazetaBlic/