Showtime

Afrim Muqiqi: S’ka asgjë zyrtare për dasmat, sonte takohemi me ministrin dhe vendoset çdo gjë përfundimisht

05/26/2021 14:12
nga:G C

Këngëtari i njohur, Afrim Muqiqi, i është gëzuar lajmit për vendimin e lejimit të dasmave.

Edhe pse ky nuk është vendim zyrtar nga Qeveria, Afrim Muqiqi në një prononcim për GazetaBlic ka bërë me dije se sonte do të bëhet një takim dhe do të dalin me një njoftim zyrtar.

“Këto janë vetëm rekomandime, ne në orën 16:30 do të kemi një takim zyrtar me ministrin ku do të flasim edhe për detaje tjera. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha kategoritë që e përfaqësojnë këtë biznes por ne do ta presim këtë takim të dalim me vendime të qarta”, shtoi Muqiqi./GazetaBlic/

LEXO EDHE:

Dasmat në pikëpyetje: AKK ndryshon postimin për lejimin e tyre nga 15 qershori