Sporti

Takimi ‘sy me sy’, Marku kërkon vetëm fitore ndaj Chris Jenkins

03/31/2022 17:49
nga:Mergim Rreci

Boksieri shqiptar, Florian Marku do të zhvillojë meçin e tij të ardhshëm të shtunën me 2 prill ndaj Chris Jenkins.

Florian Marku do të përballet me Chris Jenkinks për të mbrojtur titullin IBF International, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky meç do të zhvillohet në Newcastle të Anglisë. Meçi fillon nga ora 20:00.

Sot u organizua konferenca, atje ku dy bokserët treguan qëllimin e tyre të madh drejt fitores. Poashtu, u zhvillua një takim ‘sy me sy’.