Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në një prononcim për GazetaBlic ka folur rreth takimit të 2 majit ku do të takohen kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq.
Berisha thotë se në këtë takim palët do të pranojnë draftet e hartuara nga zyret e Lajçakut dhe Borrellit, teksa shton se çështja e Asociacionit do të shkon me kusht: “Merre ose Bëje”.
“Takimi i 2 Majit, është takim ku delegacioni serb dhe ai kosovar, pranojnë draftet e hartuara nga zyret e Lajçakut e Borellit, në ketë rast u ofrohet drafti i statutit të Asociacionit me kushtin Merre ose Bëje”, tha Berisha.
Sipas Berishës, marrëveshja e Ohrit është tradhëtia më e madhe që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia bëri vendit.
“Ne tashmë e dimë se marrveshjen e Ohrit e interpreton BE-ja, kurse palët vetëm i marrin detyrat në formën e draft’marrveshjeve detyruese të gatshme, të pa negociueshme më nga palët, sipas interpretimit që iu bëjnë arbitrët Lajçak e Borell. Prandaj, marrëveshja e Ohrit është tradhtia e madhe që ky kryeministër ia bëri vendit”, tha ai.
“Rezultatet e marrëveshjes së Ohrit, me fillimin e implementimit treguan se, Albin Kurti ka rrëshqit në tradhti. Pra, po ti referohemi memories politike, edhe parafushata aderuese në skenën politke e LVV, edhe programi elektoral dhe vet kauzat e krijuara si joshje, edhe zgjedhjet ku doli fituese, programi qeverisës dhe çdo proces e vendim politik, nga kjo qeveri, ka qenë skenar, me atashim të dyshimt inteligjent”, tha Berisha.
Berisha ka kritikuar në mënyrë të ashpër Albin Kurtin ku e quan ekzekutues të verbër të skenarëve politik.
“Kurse Albini nuk është asgjë tjetër veçse një ekzekutues i verbër i këtyre skenarëve, në vazhdim. Po ti referohemi zhvillimeve nga Shtatori 2021, marrëveshjet antikushtetuese që pasuan, si ajo për lëvizjen e lirë duke hequr “letren e bardhë” që zëvëndësonte pasaportën, targat, dokumentat e identifikimit – letërnjoftimi, për energjinë, të vitit 2022, deri te marrëveshja e 27 Shkurtit 2023, në Bruksel për Planin franko – gjerman ku përligjet
“Republika e tretë”, sipas ofertës së Millisgeviçit “më shumë se autonomi më pak se pavarësi” si dhe marrëveshja e Ohrit me Aneksin e implementimit të Planit, që e liron Serbinë nga kushtet penguese për integrim Kushtetues të Serbisë në BE, pa e njohur Kosovën as pa e hequr nga Kushtetuta si pjesë integrale e saj, në BE sipas Artikullit 35 në pikën dy të Aneksit”
“Të gjitha këto kriza “artistike” në Veri, si pjesë të skenarit, e patën edhe largimin e serbëve nga institucionet, për ta henidikepuar pushtetin shtetror të Kosovës, në atë pjesë të territorit”, tha Berisha.
Teksa ka folur për skenarët e Kurtit, Berisha thotë se akti i fundit ishin zgjedhjet në veri të Kosovës, që sipas tij patën efekt vetëm përforcimin e pozitës së qeverisë serbe.
“Akti i fundit i këtij skenari politik në dëm të rendit kushtetues e ligjor dhe unitaritetit të shtetit, janë zgjedhjet për kryetar komunash në katër Komunat e Veriut, që patën për efekt politik vetëm se përforcimin e pozitës së qeverisë serbe në Veri dhe tregimin se në Veri nuk ka aspak shtet, se është qeveria dhe strukturat parapolitike të Serbisë që e determinojnë çdo zhvillim në Veri të vendit, qoftë edhe refuzimin paqësor të zgjedhjeve demokratike e me ketë edhe të Kushtetutës, ligjeve dhe vet shtetit të Kosovës, serbët demostruan qëndrimin plebishitar se nuk e njohin as pranojnë shtetin e Kosovës”, tha Berisha.
Berisha ka folur edhe për presionin që po bëhet për formimin e Asociacionit, që sipas tij është finalizuar me Aneksin e Ohrit.
“Presioni tashmë është bëre dhe është finalizuar me Aneksin e Ohrit për implementim të Planit franko-gjerman. Tashmë, vetëm i formalizojnë detyrimet deklarative sipas tekstit të Planit dhe Aneksit specifikisht, e në këtë rast formalizohet Asociacioni, i cili nga njëra ndër detyrimet në marrëveshjen e parimeve 2013, në frymën e interpretimit Kushtetues nga Gjykata përkatëse më 2015, pas zhvillimeve në Veri që nga ardhja në pushtet i kësaj qeverie, ka kaluar në marrëveshje “kusht” për procesin politik tutje”, tha Berisha.
“Faktikisht Kosova tani nga takimet e Brukselit, merr detyrime, Serbia tani e ka komoditetin të ushtron kërkesat, kurse BE përmes përfaqësuesve/ndërmjetësuesve arbitron përmbushjen e detyrime që dalin nga marreveshjet gojore në Bruksel e Ohër ndaj Kosovës”, shtoi ai.
Berisha thotë se në takimin e 2 majit, Kosovës po i kërkohet draft statuti i Asociacionit me autonomi politike, që sipas tij, nëse Qeveria dështon në këtë drejtim ky statut do të vijë i gatshëm.
“Pra, në takimin e 2 Majit, palës kosovare po i kërkohet draft statuti i Asociacionit me autonomi politike, e nëse qeveria dështon në ketë drejtim, statuti do ti vijë i gatshëm nga interpretuesi autonom i detyrimeve nga marrëveshja e Brukselit e Aneksi Ohrit, z. Lajçak. Në variantin më të mundshëm do ta sjellin një kopjim të Statutit që kohë më parë ofroi fondacioni FES. Në opsion janë edhe modelet e Lajçak 15 sosh. Por, Kosova ka modelin e vet tashmë funksional, Asociacionin e Komunave të Kosovës 33 sosh, që gjeneron nga Kushtetuta, Ligjet përkatëse që burojnë nga Pakos së Ahtisarit. Nëse duhet ti referohemi “modeleve” të ndryshme nëpër Botë, që zgjidhin këto natyra kontekstesh, atëherë, si subjekt i ish-Federates, ti referohemi zgjidhjeve që kanë bërë popujt e asaj bashkësie si psh Kroatët”, tha Berisha.
“Pra, pse të mos e kërkojmë modelin kroat për asociacionin e komunave me komunitet shumicë serb?! Kosovës i përshtatet modeli kroat i integrimit paqësor të viseve të kontestuara juridikisht. Së pari, integrimi. Pastaj asociacioni. Bashkësia ndërkombëtarë, nuk duhet të operoj me standarde te dyfishta. Është përmendur Kroacia dhe modeli kroat i asociacionit por pse se përmendin “modelin kroat te integrimit paqësor të pjesëve të okupuara nga serbët në kufi me Serbinë. Aty është parë roli i Bashkësisë Nderkombëtare, kur ju mundësua kroatëve, ta kenë shtetin në kufij të njohur nga Komisioni i Badinterit. Pra, në kufijt e ish Republikave të ish Jugosllavisë.
Sipas Berishës, Asociacioni dhe çdo veprim tjetër i dëmshëm për Kosovën do të thotë ndarje, e ndarja do të thotë luftë.
Edhe Kosova si njësi me subjektivitet federal në ish Jugosllavi, të njihet në kufijt e vet ekzistues, siç e kanë njohur SHBA dhe opinioni i GJND. Të ndodh pranimi ndërsjelltë me Serbinë. Asociacioni dhe çdo veprim tjeter i dëmshëm politik para integrimit, e pranimit të kufijve, dhe njohjes së ndërsjelltë me Serbinë, do të thotë ndarje. E ndarje, do të thotë luftë”, tha Berisha për GazetaBlic.
Lekaj tregon kërkesën e domosdoshme që Kurti dhe Vuçiq duhet t’ja bëjnë SHBA-ve dhe BE-së më 2 maj


