Sporti

Takim mes gjigantëve të Evropës, 24 përballje mes Bayern Munich dhe Real Madrid në fazën eliminuese

04/30/2024 09:23
nga:Mergim Rreci

Bayern Munich dhe Real Madrid do të përballen sonte në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pritet të jetë një finale para finales, me dy skuadrat që tradicionalisht kanë dhuruar spektakël kur janë përballur në kompeticionin më të madh për klube, shkruan GazetaBlic Sport.

Këto dy skuadra janë takuar shtatë herë më parë në një gjysmëfinale evropiane, me Bayern Munich që ka përparuar në katër nga pesë takimet e para, ndërsa Real Madrid ka avancuar në secilën nga dy të fundit.

Kjo është ndeshja më e luajtur në historinë e Kupës Evropiane/Ligës së Kampionëve (26 ndeshje, 24 në fazën eliminuese).

/GazetaBlic Sport/