Lajme

Tahiri: Tmerr i tmerrit, marrëveshjet ndërkombëtare pa konsensus politik nuk duhet të vijnë në Kuvend

02/22/2023 16:12
nga:Genita C

Në seancën e Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se për buxhetin e Kosovës nuk kanë qenë kurrë pagat në sektorin publik.

Sipas tij, “pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale. Dhe, kalimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila nuk u elaborua kurrë”.

Po ashtu, Tahiri ka reaguar për marrëveshjet ndërkombëtare pa konsesus politik, të cilat po sillen në kuvend, të cilat i ka paraqitur edhe në Facebook, përcjell Klankosova.tv.

“Është tmerri i tmerrit që ky Kuvend sjell marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund ta arrijë konsensusin për to. E kam thënë edhe në Kryesi të Kuvendit, që mos sillni marrëveshje ndërkombëtare në qoftë se nuk ka konsensus politik, sepse bëhemi gaz”, është shprehur Tahiri.